Gjashtë gjërat që duhet t’i dini për të vegjlit tuaj

Këtu keni disa gjëra për të mbajtur në mend kur mendoni se jeni gati të bëheni me fëmijë .

1. Të vegjlit kanë emocione të forta

Kur një fëmijë është i gëzuar, ai është i mbushur me lumturi. Kur është i frikësuar, ai është i tmerruar. Kur ai është i mërzitur, ai do të mbulohet me lot. Kur janë të zemëruar- me siguri duhet të largoheni nga rruga. Të vegjlit nuk e kanë ende të zhvilluar aftësinë për të kontrolluar emocionet. Një pjesë e punës suaj është t’i ndihmoni ata të menaxhojnë ato ndjenja të forta, transmeton Telegrafi.

2. Frustrohen shumë lehtë

Ata dijë çfarë duan(dhe çfarë duan të bëjnë), por nuk dinë ta shprehin atë. Ose shpesh ata nuk e shprehin çfarë duan, dhe të rriturit në jetën e tyre thonë gjëra si “JO”(nuk mund të fluturosh nga çatia e garazhit edhe pse ke të veshur kostumin e Superman-it). Nganjëherë ata janë të frustruar sepse kanë pamundësi fizike për të bërë çfarë duan.

3. Të vegjlit kanë nevojë për ju gjatë natës

Keni menduar se fëmija juaj do të jetë në gjumë gjatë natës tani? Të vegjlit kanë shumë arsye që të zgjohen gjatë natës: ëndrrat e këqija, dalja e dhëmbëve, uria ose etja, ose vetë mungesa juaj. Dhe kur të zgjohen, ata zakonisht duan që t’i përqafoni ose të kthehen prapë në gjumë.

4. Të vegjlit mësojnë çdo moment të ditës

Kjo është arsyeja pse ata ndjehen të detyruar të ndalojnë dhe të kontrollojnë milingonat ose të eksperimentojnë me hedhjen e shpagesave në mur. Truri i foshnjës rritet me shpejtësi dhe e shtyn atë të eksplorojë, të eksperimentojë dhe të zbulojë botën e tij. Ata gjithashtu mësojnë aftësi të reja fizike: ecje, vrapim, ngjitje, kërcim, shkulje, dhe më shumë. Edhe një herë, procesi i zhvillimit vazhdon ta shtyjë atë të provojë gjëra të reja.

5. Të vegjlit nuk mund të shoqërohen me fëmijët e tjerë

Për arsye se janë në fazat e mësimit, të vegjlit nuk kanë aftësi të mira shoqërore, dhe nuk janë në të vërtetë të aftë për ta mësuar atë. Dy të vegjël nuk mund të lozin së bashku, e vetmja që gjë që mund të bëjnë është luajnë krah për krahu (njëri me lodrat e veta dhe tjetri me të tij).

6. Të vegjël duan me egërsi dhe intensitet të madh

Është një shpërblim i mrekullueshëm për të gjithë punën e vështirë, si prind, që fëmija t’ju japë përqafime, puthje dhe deklarata dashurie. (Mund të jetë edhe frustruese kur doni të shkoni diku dhe fëmija juaj ngjitet në këmbë ose qan në derë). Kjo marrëdhënie e thellë mund të jetë një bazë e mrekullueshme për marrëdhëniet tuaja në të ardhmen dhe për zhvillimin e fëmijës suaj.

Share With:
Translate »
772 Views