Gjatë shtatzanisë, djemtë e lodhin nënën më shumë se vajzat

Të kesh një fëmijë djalë është më e lodhshme për një grua dhe këtë e tregojnë edhe studimet e fundit që janë bërë në Spanjë, sipas së cilave djemtë e stresojnë më tepër trupin e nënës.

Përse ndodh kjo?

Studiuesit e lidhin këtë dukuri me prezencën e substancave tek fëmija të cilat e nervozojnë nënën duke shkaktuar në disa raste edhe depresion.

Në Universitetin e Granada, janë marrë në studim 56 gra shtatzëna të cilave menjëherë pas lindjes ju është bërë një analizë e kordonit ombelikal të fëmijës, qoftë ai djalë apo vajzë, duke u ndalur tek niveli i stresit oksidativ.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në këtë rast kemi të bëjmë me një kusht të organzimit që krijohet si pasojë e pamjaftueshmërisë së tij për të përballuar radikalet e lira, të cilat janë një ndër shkaqet kryesore të plakjes.

Ky studim ka vënë në dukje se shtatëzania me djalë i shkakton nënës një dëm në nivelin qelizor, dhe shtatëzania me vajzë shkakton një inflamacion më të lehtë.

Share With:
Translate »
540 Views