Gjenden “shakatë e pista” të Ana Frank, fshehur në faqet e ditarit

Dy faqe të reja nga ditari i Ana  Frank kanë publikuar dhe në përmbajtje kanë “shaka të pista” dhe mendimet e saj mbi seksin.

Ditari i adoleshentes së re hebreje, shkruar në fshehtësi nga Nazistët, u bë me famë mbarëbotërore, pas vdekjes së saj, në përfundim të luftës.

Faqet e fshehura, të mbuluara me letër të gomuar ngjyrë bojëkafe, mesa duket fshiheshin nga syri i familjes.

Teknikat e reja të imazheve, kanë lejuar më në fund leximin e tyre.

Ato janë shkruar më 28 shtator të vitit 1942, pak kohë para se 13 vjeçarja Ana të fshihej.

“Do të përdor këto faqe për të shkruar ‘shaka të pista'”, shkruan ajo, dhe më pas hedh në letër katër anekdotat që dinte.

Ajo shtoi disa linja rreth edukimit seksual, duke imagjinuar se duhet t’ia linte dikujt tjetër fjalën dhe përmend prostitutat, për të cilat ajo shkruante se i kishte folur i ati.

“Ana Frank shkruan për seksualitetin ‘pa doreza'”, thotë Ronald Leopold nga muzeu i Ana Frank në Amsterdam.

“Si çdo adoleshent, ajo është kurioze rreth kësaj teme”, shton ai.

‘Ndjenja’ u diktua nga Frank van Vree, drejtor i institutit Niod, i cili ndihmoi në deshifrimin e faqeve nga fotografitë e reja, të bëra në 2016n.

“Çdokush që lexon këto pasazhe, të zbuluara tani, do ta ketë të pamundur të mos buzëqeshë”, thotë ai.

“Anekdotat me përmbajtje seksuale janë tipike në fazën e rritjes së fëmijëve. Kjo e bën të qartë faktin se, Ana, pavarësisht dhuntisë që kishte, në fund të fundit, ishte një vajzë e zakonshme.”

Një nga anekdotat shkruan: “A e dini pse vajzat gjermane të Wehrmachtit janë në Hollandë? Shërbejnë si dysheqe për ushtarët.”

Muzeu i Ana Frank thotë se kjo nuk ishte hera e vetme kur vajza adoleshente shkruante rreth seksit, duke përmendur kështu të tjera shaka të dëgjuara nga njerëzit e tjerë në dhomën e fshehjes, apo pasazhe rreth periodave dhe seksualitetit të saj.

Duke shkruar rreth vendimit për të publikuar faqet të cilat Ana qartësisht donte t’i mbante të fshehura, muzeu tha se ditari i saj, trashëgimi kulturore e Unesco tanimë, ka interes të madh akademik.

Por gjithashtu, ata thonë se faqet e tilla ” nuk e ndryshojnë imazhin tonë për Anën.”

“Përgjatë dekadave, imazhi i Anës u rrit, duke u bërë kështu simbol i Holokaustit dhe Ana, si vajzë, zbeh në sfond”, thotë deklarata nga muzeu.

Ana Frank u fsheh në një aneks të biznesit të babait të saj në 5 Korrik 1942, rreth një muaj pasi mori një ditar për dhuratë në 13 vjetorin e saj.

Ajo jetonte me familjen e saj dhe miqtë e tyre, Van Pels-ët, derisa u zbuluan, dy vjet më vonë.

Mbetet mister se si u zbuluan pasi u fshehën me sukses për aq gjatë.

Ana Frank vdiq nga një sëmundje në kampin vdekjeprurës nazist më 1945n, vit në të cilin lufta përfundoi.

Babai i saj, i  vetmi anëtar i familjes që mbijetoi, publikoi ditarin e saj më 1947n.

Share With:



33 Views