Gjendet pa jetë brenda në pishinë vajza e miliarderes së njohur

Një adoleshente britanike u gjet pa jetë në një pishinë teksa ishte me pushime në Spanjë. Siç raportojnë mediet e huaja vajza është identifikuar si Josie Clacher dhe është vajza e miliarderes së njohur britanike. Josie Clacher, e cila do të mbushte 19 vjeçe këtë muaj, humbi jetën në një vilë në qytetin Alaro, në Majorca të martën në mëngjes nga miqtë. Një fqinj ngriti alarmin pasi dëgjoi të bërtiturat. Policia dhe ambulanca u nisën për në vendngjarje dhe u përpoqën ta rikthenin në jetë, por ishte e pamundur.Josie është vajza e Rachel Clacher, e cila themeloi “Moneypenny”, i vlerësuar me mbi 100 milion £ vetëm vitin e shkuar.   

Share With:



93 Views