Gjendet trupi i pajetë i një 10 vjeçari brenda ingranazheve të avionit

Në shasinë e një avioni që u ul në Paris u gjet trupi i pajetë i një fëmije rreth moshës 10 vjeçare.

Kompania ajrore franceze konfirmoi se trupi u gjet në aeroportin Charles de Gaulle në njërin prej ingranazheve të avionit mëngjesin e sotëm (8 janar).

Nuk bëhet ende i ditur se si ai kishte përfunduar aty.

Avioni ishte nisur nga Bregu i Fildishtë ndërkohë që forcat e policisë po hetojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas kësaj ngjarje kanë reaguar dhe forcat e sigurisë së aeroportit në Bregun e Fildishtë të cilët pranojnë se ishte një dështim i tyre.

Share With:
Translate »
409 Views