Gjeniu 8-vjeçar belg që do të nisë universitetin

Një djalë belg ka mbaruar shkollën e mesme në moshën 8 vjeçare, pasi më parë kishte përfunduar studimin gjashtëvjeçar në vetëm një vit e gjysmë.

Laurent Simons, babai i të cilit është belg dhe nëna holandeze ka një nivel zgjuarsie (IQ) prej 145 sipas prindërve të tij. Ai arriti së fundmi të diplomohej njësoj me 18-vjeçarët.

Duke folur në radio RTBF të Belgjikës, Laurent tha se lënda e tij e preferuar ishte matematika “sepse është kaq e gjerë, ka statistika, gjeometri, algjebër”.

Pas një pushimi dy mujor nga shkolla, ai do të fillojë universitetin. Babai i tij tha se djali ishte përpjekur kur ai ishte më i vogël për të luajtur me fëmijët e tjerë, dhe kishte rezultuar se nuk ka shfaqur interes për lodrat.

Laurent tha se do të bëhet kirurg dhe një astronaut, por tani po mendon të studiojë për IT.

“Nëse vendos që nesër të bëhet një marangoz, kjo nuk do të ishte problem për ne, për sa kohë që ai është i lumtur”, tha babai i tij.

Share With:
Translate »
1701 Views