Gjesti human: Familja Fejzullahu dhuron shumën e madhe për të prekurit nga tërmeti

Shumë njerëz kanë mbetur në qiell të hapur për shkak të tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës. Shqiptarët janë treguar më të bashkuar se kurrë, duke ofruar ndihmën e tyre të pakushtëzuar. Ndihma të mëdha kanë ardhur dhe nga Kosova dhe vendet e tjera fqinje.

Familja Fejzullahu kanë dhuruar 100 mijë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari i njohur Ermali, i cili është shprehur se asnjëherë nuk ka dashur të bëjë publike gjeste të tilla, ama këtë herë ka bërë një përjashtim, sepse bëhet fjalë për një popull të tërë që ka nevojë për sensibilizim.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje, mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere, uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Ermali krahas një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit.

Share With:
Translate »
476 Views