Gjesti human: Vajza me sindromën ‘Down’ dhuron pagën e saj për të prekurit nga tërmeti

Një vajzë me sindromë ‘Down’, Eloida Aliaj, kishte kuruar dhëmbët te një stomatolog në Ferizaj, i quajtur Burim Buzhala. Eloida ishte lidhur shumë pas stomatologut, i cili më pas i kishte ofruar punë me orar të shkurtuar.

Pas ndodhisë së 26 Nëntorit, kur tërmeti i fuqishëm tronditi Shqipërinë, vajza i kishte thënë doktorit që dëshironte që të dhuronte gjysmën e pagës së saj për të prekurit nga tërmeti. Gjesti i saj human, e kishte prekur shumë doktorin. “I thashë në rregull. Nëse ti jep gjysmën, unë do jap 10 paga për ty”, ka treguar stomatologu. Në mënyrë që të rritej shuma e donacionit, Eloida ka ofruar më pas të gjithë pagën e saj, dhe Burim Buzhala është shprehur se do të japë 20 paga për të.

Burimi: “Tvklan.al”

Share With:
Translate »
404 Views