Gjidhënia redukton për 15 vjet infarktin e zemrës
Të ushqyerit e foshnjave me gji, nuk iu bën mirë vetëm foshnjave por ajo redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë, deri në 15 vjet.
Ndër gratë që kishin një presion të shëndetshëm gjaku gjatë shtatëzënive të tyre, ushqyerja me gji për gjashtë muaj ose më gjatë rrit ndjeshëm nivelet e tyre të ashtuquajtura ‘kolesteroli të mirë’, si dhe uljen e sasive të yndyrës qarkulluese, thotë më tej raporti i hulumtimit.
Ushqimi natyral gjithashtu zvogëlon trashësinë e arteries karotide. Kjo furnizon kokën dhe qafën me gjak të pasur me oksigjen, me diametra më të gjerë që lidhen me goditje.