Gjimnazistët lënë orët e mësimit dhe i bashkohen protestës së studentëve

Ashtu siç u parashikua ditën e djeshme nga studentët, protesta për të plotësuar kushtet e tyre po përshkallëzohej sot.

Ditën e sotme gjimnazistët e Tiranës po i bashkohen protestës së studentëve. Që rreth orës 8:00 ata janë mbledhur fillimisht në shkollat e tyre dhe më pas për të marshuar bashkë me studentët drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjimnazistët, kryesisht maturantët kanë bojkotuar mësimin sot për të protestuar bashkë me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria. Thirrjet që gjimnazistët, të cilët nesër do të bëhen studentë, duhet t’i bashkohen protestës janë artikuluar prej ditësh. E marta ishte paralajmëruar si dita kulmore e Lëvizjes Studentore.

Gjimnazi “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa”, janë disa prej gjimnazeve që marrin pjesë sot në protestë. Po kështu studentët iu kanë bërë thirrje edhe pedagogëve t’i bashkohen kësaj proteste.

Share With:
Translate »
677 Views