Gjobiten 2 mjekë, reklamuan abortin

Dy mjekë gjinekologë janë gjobitur me nga 2000 euro, për reklamimin e procedurës së abortit në klinikën e tyre në Berlin.

Dy mjekët e kanë përshkruar edhe procedurën e abortit pa anestezi në një mjedis të mbrojtur.

Mjeket Bettina Gaber dhe Verena Weyer thanë se duan të apelojnë kundër gjobave.

Në janar, pas disa muajsh debat, koalicioni qeveritar i Gjermanisë, i udhëhequr nga demokristianët, e ndryshoi ligjin e vitit 1933, i cili i ndalonte reklamat e abortit, me qëllim përmirësimin e të drejtave të grave.

Megjithatë, reforma nuk shkoi aq larg sa për të lejuar përshkrimet e shërbimeve të abortit që ofrohen.

Share With:



243 Views