Gjyshe për herë të parë, Jozefina Topalli del shëtitje me nipin në publik

Para pak kohësh Jozefina Topalli u bë gjyshe për herë të pari pasi e bija, Megi solli në jetë në fëmijë. Ajo dhe partneri i saj Angjelin Serreqi, me të cilin bashkëjeton që prej kohësh, u bënë prindër të një djali.

Familja Topalli është treguar shumë e rezervuar dhe akoma nuk e ka zbuluar një foto të portretit të foshnjës mirëpo daljet në publik duke shëtitur me karrocën e tij nuk i kanë kursyer. Fillimisht ishte Megi ajo që e nxorri vogëlushin për shëtitje nga liqeni së bashku shoqëruar nga vëllai i saj, ndërsa tani ka qenë Jozefina ajo e cila ka dalë për shëtitje me nipin nga Liqeni Artificial.

Jozefina duket se po e shijon së tepërmi ndjesinë e të qenurit gjyshe prandaj dhe kalon shumë kohë pranë tij.

Share With:
Translate »
457 Views