Gjyshërit… dashuri e pafundme dhe e veçantë

Po, gjyshërit janë shumë të rëndësishëm! Për shkak të jetës frenetike që na i imponon shoqëria moderne, harrojmë për dashurinë e të afërmve, që më shumë se çfarëdolloj gjëje tjetër kanë rëndësi në jetën tonë. Për këtë arsye, ndonjëherë i lëmë pas dore gjyshërit, të cilët për të qenë të lumtur kënaqen edhe nga një telefonatë e thjeshtë apo një takim i shkurtër me fëmijët e tyre. Le të shohim se cilat janë arsyet se përse gjyshërit janë thelbësorë në jetën tonë.

  • JANË RRËNJËT TONA

Gjyshërit janë rrënjët tona dhe rrënjët janë shumë të rëndësishme. Ato janë prova e pamohueshme e së kaluarës sonë, e origjinës, e trashëgimisë njerëzore që bartim brenda vetes. Janë një fije që na bashkon me të kaluarën e largët, e cila është e rëndësishme të mos harrojmë të kuptojmë më mirë të tashmen tonë.

  • JANË RUAJTËSIT E HISTORISË SË FAMILJES

Shpesh nuk e marrim në konsideratë se sa rëndësi ka identiteti i një familjeje. Të dimë se nga vijmë, cila është historia e gjakut që na rrjedh në vena, konsiderohet nga shumë psikanalistë një kurë e vërtetë kundër stresit të kohës që jetojmë. Një e kaluar e pasigurt dhe e panjohur sjell për pasojë këto pasiguri në jetën e përditshme.

  • JANË NJË MINIERË KËSHILLASH

Urtësia e gjyshërve tanë është një pasuri. Do të ishte papjekuri të mos përfitojmë nga mençuria e tyre. Kanë përjetuar mijëra situata, me probleme e gëzime, shumë më tepër nga sa kemi përjetuar ne dhe kanë një mori këshillash për të na dhënë. Edhe pse mendojmë se tashmë sugjerimet e tyre janë anakronike, në të vërtetë janë shumë më tepër të nevojshme nga sa mendojmë. Edhe pse me kalimin e viteve ndryshojnë format e vështirësive, mënyra se si ato duhen përballuar, është gjithmonë e njëjta.

  • KANË MIJËRA HISTORI PËR TË TREGUAR

Historia e një jete të tërë, është më e pasur se çfarëdolloj romani, e gjyshërit janë gjithmonë aty, gati të na tregojnë me pasion e dashuri çdo ngjarje të jetës. Mjafton të kemi pak durim për të hapur ato faqe dhe për të dëgjuar se si silleshim kur ishim të vegjël, pikërisht nga historitë e gjyshërve.

  • JANË ITHTARË TË SUKSESEVE TONA

Janë shkëndija nga e cila ka nisur gjithçka, të gjitha sukseset, objektivat që kemi arritur nuk janë vetëm tonat; bartim me vete sakrificat, mundin dhe privimin që edhe gjyshërit tanë kanë përballuar për të na bërë të arrijmë këtu ku jemi.

  • JANË TË GATSHËM TË DËGJOJNË

Shpesh duhet të përballemi me probleme që na duket të pazgjidhshme dhe nuk mund të flasim me ata që kemi pranë. Ndërsa gjyshërit janë dëgjues që na njohin mirë, por në të njëjtën kohë janë të aftë që të ruajnë sekretin.

  • JANË ATA QË DINË TË PËRKËDHELIN

Që të vegjël, gjyshërit janë varianti “i mirë” i prindërve, ata që nuk ishin të detyruar të ishin të ashpër me ne, që na përkëdhelni. Është një zakon i mrekullueshëm, të cilin nuk e humbasin kurrë.

  • JANË TË GATSHËM TË NA NDIHMOJNË

Cilido qoftë problemi, gjyshërit janë gjithmonë të gatshëm të na ndihmojnë, në çfarëdolloj problemi, sidomos nëse kemi konflikte me prindërit. Kanë vizionin e nevojshëm, pasurinë e viteve të përjetuara, të cilat janë thelbësore për ne në rast nevoje.

  • JANË PJESË E KUJTIMEVE TONA TË PARA

Janë ata që së bashku me prindërit na kanë parë të bëjmë hapat e parë, të flasim fjalët e para, të bëjmë gabimet e para. Përvoja që jetohen vetëm një herë në jetë dhe që nuk harrohen kurrë.

  • NA NJOHIN MJAFT MIRË

E njohin karakterin tonë që në vitet e para dhe e dinë me saktësi se si është natyra jonë. Nëse nuk e mbani më mend si është, nëse keni nevojë të rizbuloni natyralitetin tuaj, të largoheni nga bota ku jetoni apo nga ajo që jeni bërë, mjafton të bëni një gjë të thjeshtë: shkoni takojini, një të diel pasdite. Ndaloni dhe lexoni në sytë e tyre lumturinë që ndjejnë kur ju shohin dhe rizbuloni në atë pasqyrë atë që jeni dhe atë çka keni qenë.

Share With:



129 Views