Gjyshërit nuk vdesin kurrë, thjesht ndryshojnë destinacion dhe jetojnë përherë brenda nesh

Dhurata më e madhe që na lënë gjyshërit, nuk është diçka materiale, por janë eksperiencat dhe vlerat që ata na japin dhe që do të na ndihmojnë për gjithë jetën. Ata nuk vdesin kurrë,thjesht bëhen të padukshëm për të pushuar më pas në zemrat tona si personat me më shumë rëndësi që njohim.  Jetojmë në një botë ku të mirat materiale kanë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër, por në realitet nuk është kështu. Të gjithë e kemi një gjysh, apo një gjyshe që e kujtojmë me mall dhe nostalgji. E mbajmë kujtimin e tyre në atë pjesë të mendjes sonë ku përqendrohet pasuria më e madhe e qenies njerëzore; kujtimet e personave që duam dhe që kanë pasur rëndësi në jetën tonë. Një nga momentet më të vështira, nëpër të cilat duhet të kalojmë, është të përballojmë humbjen e gjyshërve, sidomos kur jemi të vegjël. Kur rritemi, humbjen e tyre e përballojmë ndryshe, pasi ndërtojmë më shumë lidhje me njerëzit e tjerë, ndërsa kur jemi të vegjël, jemi tepër të lidhur me ta. Gjyshërit mund të na lënë si trashëgimi një shtëpi, para, ose diçka që e kemi dashur prej kohësh, por asgjë nuk krahasohet me praninë e tyre në jetën tonë. Asgjë nuk ka aq shumë rëndësi sa gjuha e zemrës. Gjyshërit kanë qenë edhe prindër për ne dhe na kanë ndihmuar të jemi personat që jemi tani, pavarësisht gabimeve tona. Pasuria më me vlerë prej tyre janë shëtitjet gjatë pasditeve, historitë që na tregonin dhe kujtimet e bukura që kemi me ta. Këto momente na mbeten përherë në zemër, edhe kur ata largohen përfundimisht nga jeta jonë. Gjyshërit nuk vdesin kurrë, por bëhen të padukshëm dhe vazhdojnë të kujdesen për ne. Ata mbeten gjallë përmes kujtimeve të regjistruara në mendjen dhe zemrën tonë.

Share With:



117 Views