Gjyshja 50-vjeçare bëhet nëna më e vjetër në Britani, lind katërnjakë pas konceptimit me IVF

Një pesëdhjetë vjeçare ‘ka bërë histori’ pasi u bë nëna më e vjetër e Britanisë. Tracey Britten, 50 vjeç, lindi katërnjakë, tre vajza dhe një djalë, në javën e 31 të shtatzënisë nëpërmjet lindjes  me prerje cezariane. Foshnjat u vendosën menjëherë në kujdesin intensiv, por po përmirësohen mjaft mirë.

Gjyshja tha për ‘The Sun’: “Jam shumë e lumtur. Mezi po pres që t’i çoj në shtëpi. Një nga katërnjakët ka pasur shumë tuba dhe nuk e kam parë mirë fytyrën e saj siç duet. Foshnjat nuk janë ende të gjithë së bashku, secili është i lidhur me aparate të ndryshme”.

50-vjeçarja i përshkroi fëmijët e saj si një ‘mrekulli’ dhe po mendon për emrat e tyre bashkë me të atin e tyre Stephen.

Ajo shtoi: “Kam dashur vetëm një fëmijë dhe u bekova me katër. Është një mrekulli. Nuk e dija se kemi bërë histori. Më thanë se thjesht nuk mund të ndodhte në moshën time”.

Tracey është nënë e tre fëmijëve të rritur – një vajzë dhe dy djem – dhe gjyshja e tetë nipërve dhe mbesave, të moshës midis shtatë muajsh dhe 11 vjeç.

 

Share With:
Translate »
762 Views