Gjyshja u ngrit në këmbë për të ushqyer mbesën e saj me qumësht gjiri

Julia Cannon, një nënë nga St. Louis, MO, kishte nevojë për një ndihmë të vogël për vajzën 6-muajshe Naomi, sepse ende nuk ishte mësuar të pinte në shishe dhe ajo nuk kishte më qumësht gjiri ta ushqente. Në ankth për të voglën, Julia pyeti nënën e saj.

“[Ime më] gjithmonë kishte menduar — asnjëherë nuk ndalet — dhe më kishte pyetur si do ndihesha unë sikur të përpiqej ajo ta ushqente me gji vogëlushen time”,- tregon Julia. “Nuk mbaj mend si ndodhi, por nuk reshtëm asnjë moment së përpjekuri. Naomi po kalonte një fazë të vështirë të ushqyeri. Mua më duhet të bëja një dush dhe i kërkova mamit: ‘Mam, provoje një herë nëse mund ta kapë gjiri” dhe ja cili ishte përfundimi pas kësaj.”

Që nga ai moment, është nëna e Julia-s që ushqen me gji mbesën tani: “Ishte jashtëzakonisht mbresëlënëse të dish se nëna jote, nga i njëjti gji që më ka ushqyer mua, të ushqente edhe vajzën time. Ishte magjike dhe më bëri të ndihem mirë!”

Dhe ja, kjo foto është dëshmia më e bukur për këtë ndjesi të jashtëzakonshme.

Share With:
Translate »
487 Views