Gjyshja ushtron dhunë ç’njerëzore ndaj mbesës në supermarket | Video

Video e tmerrshme është publikuar në mediat sociale, ku shihet një grua duke rrahur mbesën e saj në një supermarket pasi vajza e vogël kishte kërkuar t’i blinin një karamele.

Abuzimi tronditës ka ndodhur para nënës së vajzës (nuses së gruas në fjalë), e cila nuk bëri dhe nuk tha asgjë.

Supermarketi në provincën Hunan publikoi ​​pamjet e incidentit, që tregon se foshnja është goditur 23 herë në 28 sekonda.

Kur stafi është afruar për të ndihmuar vajzën e vogël gruaja i ka kërkuar të largohen dhe të shohin punën e tyre.

“Nusja ime është këtu, a të duket gjë sikur po ankohet?“-thotë ajo në video.

Sipas njoftimeve, policia u thirr dhe po shqyrton rastin, por nuk pritet që gjyshja të ndëshkohet por të marrë vetëm një paralajmërim.

 

Share With:
Translate »
981 Views