Grace mbush 7 vjeç dhe mami Aurela kujton momentin prekës kur e dëgjoi për herë të parë të qante

amilja e këngëtares Aurela Gaçe gëzon sot pasi vajza Grace feston ditëlindjen.

Vogëlushja mbush 7 vjet dhe mami Aurela ka thënë fjalët më prekëse për të në një postim në Instagram.

Ajo kujton momentin kur mbajti në krahë Grace-n dhe dëgjoi të qarën e saj të parë, që e përshkruan si një melodi për veshët.

Aurela i uron të bijës ta ketë gjithmonë pranë, në të gjitha ditëlindjet e saj, ndërsa tregon edhe kuptimin e emrit Grace, që është hiri i Perëndisë.

“Si sot, 7 vjet më parë të mbajta në duar për herë të parë, dëgjova të qarën tënde si melodinë më të bukur që veshët ndonjëherë kishin dëgjuar….pak orë mbas lindjes tënde, në shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja sytë te shikoja se më dukej e pabesueshme që t’i ishe aty vërtetë. Nuk mund ta përshkruaj saktë ndjesinë, por di që jeta ime mori tjetër kuptim qysh kur mësova se t’i po rriteshe brenda meje.

Uroj që të jem pranë teje ashtu siç fëmija meriton të ketë prindin pranë, në të mirë e në të keq…uroj shumë që të jem aty për të gjitha ditëlindjet e tua, të të shoh të rritesh e të më kesh krahun tënd, kraharorin ku do gjesh gjithçka.

Edhe sot kur të mbështes në kraharor, kam të njëjtën ndjesi që pata kur të mora në duar për herë të parë. Mami, babi e motra jote e vogël, gjyshet e gjyshi e gjithë familja të duam shumë.

U rritsh e u bëfsh ç’të dëshiron vetëm zemra jote.

GRACE , HIRI I PERËNDISE. EMRI YT KA KUPTIMIN ME TE BUKUR, SEPSE JE DHURATA ME E BUKUR.”

Share With:
Translate »
584 Views