Gramsh, diferencimi i fëmijëve të kopshtit në “të pasur dhe të varfër”

Skandal në kopshtin me ushqim, pranë qendrës kulturore të fëmijëve në Gramsh. Edhe kështu është e papranueshme, duket sikur edhe fëmijët diferencohen në 2-grupe, “Të pasurit & Të varfërit”. Para 1-jave mësohet se kopshtit me ushqim pranë qendrës kulturore të fëmijëve, i janë dhuruar rreth 8-krevate të rinj nga këngëtari “Noizy”, por numri i fëmijëve për këtë kopshtë është akoma më i madh, duke i detyruar pjesën tjetër të fëmijëve të flenë në krevate të vjetra me hekura dhe dyshekë të kohes së “xhaxhit”. Në rrugë jozyrtare është mësuar se këto ndihma janë siguruar nga një prind i cili është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të prindërve ku vetëm në një klasë rrinë rreth 20 femijë. Normalisht lind pyetja: Kemi 8 krevate dhe 20 femijë, kush nga këta do të flenë tek këto 8-krevate të rinj? Sipas Gramshi News, të gjitha kopshtet janë në varësi të bashkisë Gramsh, e cila duhet të ketë një pergjigje për këtë fakt.

Share With:
Translate »
1110 Views