Granit Xhaka publikon imazhin më të bukur nga fëmijëria dhe i dedikon nënës fjalët më emocionuese

Granit dhe Taulant Xhaka kanë një lidhje shumë të ngushtë me familjarët e tyre, sidomos me nënën, me të cilën publikojnë shpesh foto në rrjete sociale. Ditën e sotme mamaja e dy futbollistëve feston ditëlindjn dhe Graniti i ka bërë një dedikim shumë të veçantë që do emociononte çdo nënë. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto nga kohë të ndryshme, në njërën ku shfaqet bashkë me vëllain e nënën në një moshë të vogël dhe në një tjetër që duhet të jetë shkrepur kohët e fundit.

Bashkangjitur imazheve Graniti ka shkruar: “Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do të shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do të mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do të arrij dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur, personi më i shtrenjtë në jetën time”. Graniti prej disa muajsh është baba i një vajze të quajtur Ayana dhe me siguri tani e kupton akoma e më shumë vlerën e prindërve.

Share With:
Translate »
391 Views