Greta frymëzon protestën më të madhe në mbrojtje të klimës, mësuesit nxjerrin nxënësit në rrugët e Londrës

Një protestë gjigande është duke u zhvilluar në Londër në mbrojtje të natyrës dhe kundër ndryshimeve klimatike të nxitura prej njeriut dhe aktiviteteve të tij.
Protesta e frymëzuar nga aktivistja Greta Thunberg, ka bërë që qindra-mijëra njerëz të moshave të ndryshme të vërshojnë në rrugë në mbarë vendin.
Masivizimi i këtyre portestave, të cilat thuhet se do të vijojnë në mbarë botën, ka qenë një “surprizë” për policinë, e cila ka nisur arrestimet e para, pasi ata duhet të mblidheshin në një vend dhe jo në pjesë të ndryshme të qyetit.
Ajo që bie në sy ka qenë braktisja e shkollës nga nxënës dhe adoleshentë, të cilët janë mbështetur edhe nga mësuesit e tyre për të dalë dhe për t’i thënë jo ndryshimeve të mëtejshme të klimës.
Po ashtu kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan kanë qenë mes atyre që kanë mbështetur pjesëmarjen në demonstratë të të rinjve.


Share With:



46 Views