“Grimca më e fuqishme e dashurisë” Rona publikon foton e parë të vajzës 1 muajshe

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, kurorëzoi disa muaj më parë dashurinë me partnerin e saj në një ceremoni martesore tepër private, ndërsa fill pas këtij momenti erdhi në jetë dhe fëmija i parë i dyshes. Ndonëse Rona ka zgjedhur të publikojë rrallëherë në rrjetet sociale, detaje nga jeta e saj private, ajo ka ndarë së fundmi një foto të së voglës së saj.

“Grimca më e fuqishme e dashurisë”, ka shkruar Nishliu bashkangjitur fotos ku dallohet vajza e vogël, në postimin në ‘Instastory’. Me siguri Rona është duke përjetuar një nga periudhat më të ëmbla dhe të lumtura të jetës së saj dhe këtë fakt nuk ka mundur ta fshehë edhe nga ndjekësit dhe miqtë e saj virtualë.

Këngëtarja ndau një foto më vogëlushen në krahë dhe partnerin e saj vetëm 1 muaj më parë ku i dedikonte atyre fjalët më të ndjera, duke treguar se ajo ishte ndjenja më përmbushëse dhe kuptimplotë që kishte përjetuar deri më tani.

Share With:
Translate »
443 Views