Guidë për shëndetin, cila është mënyra e duhur për të matur temperaturën e fëmijës gjatë sezonit gripal?

Nën sqetull, në gojë, në rektum apo në vesh? Të matësh temperaturën tek fëmijët nuk është shumë e thjeshtë ,për këtë arsye po ju tregojmë disa këshilla praktike në mënyrë që të zgjidhni mënyrën e duhur. Edhe pse temperatura nuk është një sëmundje, por një simptomë dhe një mbrojtje natyrale e trupit, nëse arrin në nivele të larta nuk duhet ta injoroni, por të zgjidhni mënyrën e duhur për ta ulur. Së pari, është e rëndësishme të mësoni ta matni me kujdes duke mos e ngatërruar me temperaturën e brendshme dhe atë të jashtme. Për shembull e dinit se nëse fëmija ka temperaturë më të lartë se 37’C ajo matet nën sqetull apo në rektum?

Matja e temperaturës rektale përdoret më së shumti tek foshnjat sepse është e sigurtë dhe e shpejtë.

Matja e temperaturës orale, në brendësi të gojës, përdoret shpesh tek fëmijët e moshës 2-4 vjeç dhe është një mënyrë më pak invazive.

Matja e temperaturës në lëkurë bëhet përmes sqetullës dhe përdoret tek fëmijët e rritur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë temperatura e trupit midis 36.5-37.5’C është për t’u konsideruar normale. Në rast se ajo do të rritej është mirë që për matjen e saj të përdorni gjithmonë të njëjtin termometër dhe në të njëjtin vend. Mos harroni se temperatura e trupit ne orët e mbrëmjes është më e lartë me një gradë dhe kjo vlen edhe për fëmijët. Nëse temperatura e fëmijës arrin deri ne 40’C është e këshillueshme të flisni me pediatrin sepse temperatura shumë e lartë mund të ketë pasoja të rënda.

Share With:
Translate »
626 Views