Habit Arjola Demiri: Pas divorcit fle dyshe e treshe

Aktorja dhe ish-Missi Arjola Demiri është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, por edhe për rolet e saj që kanë bërë gjithmonë zhurmë. E ftuar në “E Diell” ajo është pyetur se çfarë ndodh me të pas divorcit.

“Kam 7 vjet që jam divorcuar” tha ajo “dhe më shkruajnë shumë meshkuj, ndër ta dhe futbollistë, por unë i refuzoj se janë të vegjël” ka pohuar aktorja 35 vjeçare.

Por me kë ka fjetur Arjola Demiri gjatë këtyre 7 viteve?

“Unë fle dyshe dhe treshe, si të më vijë” ka habitur fillimisht aktorja me deklaratën e saj duke argumentuar se jetën pas divorcit ajo ia ka dedikuar tërësisht fëmijëve dhe karrierës.

Janë pikërisht 3 fëmijët, “partnerët” me të cilët Demiri ndan shtratin dhe ky moment me ta, e bën të ndihet nëna më e lumtur në botë.

Share With:
Translate »
621 Views