Habit gazetarja shqiptare: Pas lindjes më dukej vetja si kameramane

Si një nga gazetaret më me përvojë në “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, adaptimi me kamerat, postura e saj apo e personazheve të ftuar në televizion është “A”-ja e alfabetit në stilin dhe natyrën e punës në gjithë këto vite angazhim. Por, nuk po flasim për aspektin profesional këtë herë!

Elona Duro, është efektivisht një nga mamatë e reja në radhët e personazheve publik shqiptar. Por, ardhja në jetë e djalit Tomas, siç duket ka ndryshuar katërcipërisht për mirë kuptohet, jetën e saj dhe të bashkëshortit, Lorencit. Është bekim për çdo çift lindja e një fëmije. E bashkë, me pjesëtarin më të ri që i shtohet familjes, vjen edhe një kapitull i ri jete, bashkë me anët e njohura e të panjohura, me frikërat, siguritë e pasiguritë, gjithfarë emocionesh mpleksen në statusin e ri të prindërimit.

Pikërisht, e ftuar ditën e djeshme në studion e “Pasdite” në Top Channel, gazetarja e njohur ka folur pa doreza për disa aspekte që deri më tani nuk i njihnim për të. Ajo ka bërë një deklaratë publike dje, madje duke thënë se: “Pas lindjes së Tomas, më është dukur vetja kameramane. Burri im çdo gjysmë ore më thotë: Më dërgo një foto të djalit”.

Dhe nuk ka vend për gjykim! Është afërmendsh e kuptueshme që për një prind të ri, orët larg fëmijës së vogël duken shumë të gjata, andaj falë lehtësive që ofron teknologjia në ditët e sotme ti mund ta ndjesh gjithmonë e më pranë fëmijën tënd.

Share With:
Translate »
1629 Views