“Haja fëmijët me dhëmbë se kisha oreks”, Cana tregon fëmijërinë e tij

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar special në emisionin e fundvitit në “Mos i fol Babagjyshit” në Ora News. Përballë moderatores, Rudina Dembacaj, ai u rikthye pas në kohë, teksa na tregoi se si ka qënë fëmijëria e tij. Cana zbuloi se i vogël kishte shumë oreks, ku në menunë e preferuar të tij zinte vend qumështi.

“Duke u bazuar në tregimet e prindërve, por sidomos të gjyshes, hallave, axhave dhe dajave. Unë kam lëvizur shumë në fëmijëri. Një pjesë të cilën e kam kaluar në Kosovë. Nuk e di a duan të ma bëjnë qejfin, por kam qenë një fëmijë i mirë, i urtë, me shumë oreks. I vogël isha me tula, por në përgjithësi fëmijë i mirë. Vetëm një periudhë haja fëmijët e tjerë me dhëmbë, aty isha te ajo pjesa e të fortit. Kam disa tregime ku motrës sime, Laurës, megjithëse kisha shumë oreks dhe më pëlqente tamli, qumështi, ja pija qumshtin dhe ajo ishte gjithë kohën duke qarë. E nuk e kuptomin pse, deri kur më kanë kapur me biberon”, kujton Cana.

Share With:
Translate »
538 Views