Hajdutët i vjedhin makinën, brenda ishte foshnja e sapolindur

Hajdutët i vjedhin makinën, por pikëllimi i gruas ishte më i rëndë, pasi brenda në mjet ndodhej vajza e sapolindur.

Hajdutët e vodhën në mes të rrugës makinën e Clare O’Neill, ku gruaja kishte vetëm pak minuta që kishte dalë nga mjeti i saj Audi S3.

Por në pak çaste grabitësit u zhdukën drejt Acocks Green, Birmingham, Angli, ndoshta pa e kuptuar se brenda mjetit ishte një fëmijë.

Fatmirësisht, dy hajdutët nuk kishin qëllime të këqija, përveçse të çonin deri në fund vjedhjen.

Kështu vogëlushja me emrin Eliza u gjet pranë një qendre shëndetësore, pranë vendit ku ndodhi vjedhja të martën që lamë pas, në ndenjësen e saj të makinës.

“Pashë një zonjë e cila zvarritej pas një makine teksa ajko largohej me shtëpi. U mbajt me sa fuqi kishte, por nuk ia doli”, tha një dëshmitar për mediat angleze, shkruan noa.al.

Gruaja duke qenë se nuk mundi të ndalonte dot grabitësit, telefonoi policinë pak më vonë.

Vogëlushja u gjet 45 minuta më vonë, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërkohë që policia e cilësoi rastin si një ndër më të rëndët që kanë trajtuar.

Share With:
Translate »
665 Views