Hallet e rënda të 15-vjeçares jetime në Ballsh: Shpirti im e di sa vuan!

Ballshi ka një terren të vështirë me një shtrirje të madhe gjeografike, dhe infrastrukturë të keqe. Banorët po shpërngulen dita-ditës. Në lagjen “Velaj” të fshatit Cfir 15-vjeçarja Enila Velaj ka shumë halle mbi supe. Kjo është historia e saj:

“Këtu jemi në fshatin Cfir, unë jetoj më mamin dhe vëllain këtu. Lagjia është komplet bosh, ka njerëz që akoma po ikin, po ikin përgjithmonë nga fshati. Ishte një shtëpi lartë edhe ajo iku, edhe xhaxhi do ikte por për arsyen tonë nuk iku, po rri me ne. Asnjë nuk është më e hareshme nuk është më e zhurmshme. Mua mu desh që 11-12 vjeç të merrja ekonominë e shtëpisë, pasi mamaja ime nuk është në gjendje. Babai im nuk është në gjendje të mirë dhe m’u desh që e vogël të përballesha me hallet e familjes. Ne jetojmë falë një KEMP-i që ka mami, pasi mami ka qenë e sëmurë që 6 muajshe, dhe me atë KEMP 10 mijë leke me atë duhet ta përballojmë. Faturat i paguajë unë si dritat, blejmë qumësht, siguroj edhe ushqimet. Edhe tani para një muaji na duhej të blinim librat, i blemë se duhet të shkonim në shkollë, ngaqë blemë librat nuk kishim më lekë të blinim ushqime. Jam treguar e fortë dhe deri në këtë pjesë Zoti më ka dhënë një fuqi që as vetë nuk mund ta imagjinoja. Këtë e kuptova para tre viteve, mami dhe babi u grindën keq, mami iku tek gjyshja. Mori dhe vëllain me vete, babi ishte i sëmurë qëndroi rreth një muaj në krevat shtrirë. Unë isha 11 vjeç pamundësi ekonomike, mungonte diçka, mami i fliste babit, ai mërzitej. Nga një grindje të vogël kaloi në një grindje të madhe derisa mami iku fare. Unë doja të rrija me babin se ai ishte i sëmurë dhe nuk e lija dot vetëm. Ai shkonte larg nuk dinte si të kthehej në shtëpi, kalonte nga kalaja, nga mali, në pyll dhe s’mund ta gjenim dot. Mësoja deri vonë që të mos ulja mesataren e notave në shkollë, për 4 muaj rresht atje e kam parë se çfarë dmth vuajtje. Tani nuk u besoj më tek asnjë njeri. Njerëzit tek të cilët unë kisha më shumë besim më kthyen krahët. Babi më ka ndihmuar shumë, me atë i harroja problemet, që mami kishte ikur. Por mamin e sollën se unë isha shumë e vogël vetë 11 vjeç. Fillimisht nuk kishin marrëdhënie të mira, unë e kam falur ka kaluar kohë”, -thotë Enila.

Share With:



75 Views