Harper në hapat e të ëmës, imiton në mënyrë perfekte Victoria Beckham

Ditën e sotme vajza e vetme e familjes Beckham, Harper, festoi 8-vjetorin e lindjes. Duke qenë se ajo është më e vogla në shtëpi është më e përkëdhelura, ndaj urimet për të gjatë ditës së sotme ishin mjaft të veçanta. David publikoi një fotografi në të cilën vajza shihej duke e puthur në faqe dhe përkrah saj ai shkruajti: “Çfarë mund të thotë babi më shumë përveçse të dua pafund vogëlushe dhe të lutem ndalo së rrituri”. Ndërsa Victoria Beckham në urimin e saj shkruante: “Gëzuar ditëlindjen zonjusha ime e bukur… Buzëqeshja jote shkrin gjithë zemrat tona”. Por në këtë ditë të veçantë, përveç urimeve të familjarëve tërhoqi vëmendjen një foto e Harper. Vëllai i saj Brooklyn publikoi në ‘Instagram’ një imazh në të cilën 8-vjeçarja shihej duke imituar nënën e saj. Në fotografi Harper shfaqej me të njëjtin model flokësh që Victoria ka pasur disa vite më parë dhe duke pozuar njësoj si ajo.

Kjo tregon se Harper tashmë e ka kuptuar se nëna e saj është një nga ikonat e stilit, prandaj është mirë që që në këtë moshë të fillojë të marrë disa “leksione” prej saj. Ky muaj duhet të jetë shumë i veçantë për familjen Beckham, sepse pak ditë më parë Victoria dhe David festuan 20-vjetorin e martesës./

Share With:
Translate »
411 Views