Harry dhe Meghan duhet të ndjekin patjetër këtë rregull mbretëror përpara zbulimit të emrit të fëmijës

Princ Harry dhe Meghan Markle po përgatiten të bëhen prindër për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe ata duhet të dinë çdo gjë rreth protokollit mbretëror pas lindjes së fëmijës. Harry dhe Meghan kanë fatin e mirë se nuk do të jenë shumë të kufizuar në përzgjedhjen e emrit të bebes që do të vijë në jetë. Ekziston një rregull i pashkruar se ata që nuk kanë një pasardhës të drejtpërdrejtë për fronin mbretëror kanë më shumë liri. Sa më poshtë vijës së trashëgimisë, aq më shumë ka gjasa që fëmija të ketë një emër unik ose jotradicional. Megjithatë ka një traditë që Harry dhe Meghan duhet ta ndjekin patjetër. Përpara se të zbulojnë emrin publikisht si fillim ata duhet t’ja tregojnë atë Mbretëreshës Elizabeth dhe familjes dhe të diskutohet nëse emri është i përshtatshëm apo jo.

Share With:
Translate »
540 Views