”Harxhova shumë dhe askush s’u kënaq”, mamaja e 3 vjeçares tregon si ditëlindja u kthye si pazari i të dielës

Sikur ta lexoja më parë ”Sipas psikologëve fëmijët deri në këtë moshë nuk i kuptojnë festat e ditëlindjes, ja pse nuk duhet t’i organizoni një të madhe” e sigurt që do të kisha ndërhyrë paksa tek organizmi, të cilën e bëra me një kompani që merret posaçërisht me festa. Në një shkrim tuajin lexova që fëmijët deri në moshën 5-6 vjeçare nuk i kuptojnë ditëlindjet dhe këtë jua them nga përvoja personale, kur shihja që vajza ime sillej rreth pistës si e përhumbur dhe nuk e kuptonte që gjithçka bëhej për të.

Kisha zgjedhur menynë më kujdes, tulipanët zbukuronin çdo tavolinë, në krye të sallës ishte një tavolinë e madhe ku në të ishin vendosur ëmbëlsira nga më të bukurat, jo më të shijshmet* , muzika ishte shumë e bukur dhe festa zgjati për 5-6 orë. Mendoja se organizimi ishte perfekt, deri në momentin kur pashë fëmijët që nuk dinin ç’të bënin, menyja “tradicionale” nuk po u pëlqente dhe muzika si në dasmë as i bënte fare fëmijët të hidheshin e të kërcenin. Kisha harxhuar një mal me para për një festë që vetëm për të voglën time s’ishte! Do kënaqja gjithë fisin, vetëm atë jo.

Jam e sigurt që nuk jam as e para as e fundit që kam bërë këtë gabim! Fëmijët duan lojëra, patatina e çibukë, tullumbace, letra e ngjyra të ngjyrosin dhe sa më shumë fëmijë të tjerë. Ky trendi i ri i festave që po përhapet nuk ka lidhje fare me atë që do një fëmijë 3, 4 apo 5 vjeç,ndaj mos organizoni një “dasmë” për të tjerët por një festë për vogëlushin tuaj , që kur të shohë fotot më i madh të thotë “ Oh sa qenkam kënaqur!” .

Share With:
Translate »
1021 Views