Hedh foshnjën në kazanin e plehrave, arrestohet nëna në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Lushnjes! Kanë qenë disa fëmijë endacakë që kanë gjetur një foshnje të hedhur në koshin e plehrave. Menjëherë më pas ata kanë lajmëuar policinë dhe këta të fundit janë vënë në ndjekje të personit që mund ta ketë kryer këtë akt të rëndë.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se ka qenë nëna me identitetin A.Nexha ajo që vetëm dy ditë më parë ka lindur foshnjën e seksit femër në shtëpi dhe vetëm sot ka vendosur ta braktis atë duke e hedhur në kazanin e plehrave.

Siç raportohet në media, janë kushtet e vështira ekonomike të familjes Nexha, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë, shkaku kryesor se pse nëna ka ndërmarrë këtë akt fatal.

Në njoftimin zyrtar për shtyp thuhet: ” Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë. U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje”.

Share With:
Translate »
941 Views