Heroi që shpëtoi 2 milionë fëmijë, dhuroi gjak prej 60 vitesh

E kaloi të gjithë jetën duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetë njerëzish. Historia e James Harrison ka qenë në qendër të të gjithë mediave botërore. 81-vjeçari nga Australia për 60 vjet ka dhuruar gjak çdo javë, duke shpëtuar jetën e rreth 2.4 milionë fëmijëve. Sot ai ka vendosur të tërhiqet nga misioni i tij human, për shkak të moshës së thyer.

Në Australi konsiderohet Hero Kombëtar dhe etiketohet si “Njeriu me Krahun e Artë”. Çdo gjë e nisi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ai pësoi kur ishte 14 vjeç. Mjekët zbuluan se në gjakun e tij kishte disa antitrupa të veçantë, që më pas u përdorën për të krijuar injeksionin ANTI-D që ndihmonte në parandalimin e sulmit të rruazave të kuqe tek bebja. Mjekët nuk dinë të shpjegojnë arsyen e veçantisë së gjakut të tij, por thonë se në Australi ekzistojnë ndoshta vetëm rreth 50 persona të tillë.

Share With:



116 Views