Hilary Duff publikon videon e lindjes së vajzës

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Hilary Duff ka bërë publik sot një moment mjaft prekës dhe emocionues të lindjes së vajzës së saj Banks.

Ajo ka qenë në mëdyshje për ta publikuar këtë moment privat, por sërish donte të ndante me fansat momentin kur vajza e përqafoi për herë të parë, edhe pse kishte vetëm pak sekonda që kishte lindur:

“E kam pyetur veten për një kohë të gjatë në qoftë se do ta ndaja ndonjëherë këtë video pasi është jashtëzakonisht personale …. ishte aq e bukur dhe shpërblyese (dhe tronditëse) kur pas lindjes së vajzës sime ne u përqafuam … për herë të parë. Në mendjen time më pëlqen të besoj se ajo ishte duke thënë: Bërë punë të mirë mami! Jepi skuadra. Ia dolëm. Së bashku.

Matt siguroi një forcë të tillë të qetë, mami im dhe motra ishin aty për të më mbushur me gëzim, dhe natyrisht engjëjt e mi të lindjes për të siguruar që gjithçka ishte mirë. Nuk mund ta besoj se kjo ditë ndodhi vetëm 5 muaj më parë! Duket sikur B ka qenë këtu me ne të gjithë së bashku. Koha po ikën kaq shpejt .. ajo provoi avokadon dje! Gjithsesi … ndihem e bekuar për këtë jetë të plotë dhe gjithë njerëzit në të. Gëzuar 5-mujorin Banks oh dhe faleminderit që nuk ke më dhimbje barku që ishte një problem”.



Share With:
Translate »
837 Views