Histori frymëzimi! Kjo vogëlushe me sindromën Down është prova se asgjë nuk është e pamundur!

Një modele 14-vjeçare me sindromën Down është shembulli më i mirë se asgjë nuk është e pamundur.

Pasi një postim i nënës së saj në Instagram tërhoqi vëmendjen e një agjencie modelimi, ajo është kthyer në një nga vajzat më të njohura.

Rubia Traebert, 44 vjeç, nga Curitiba, Brazil, postoi një foto të vajzës së saj adoleshente Georgia në Facebook si një shaka, por ajo arriti të merrte më shumë se 1000 pëlqime.

Modelja e re tani ka më shumë se 50,000 ndjekës në Instagram, është bërë pjesë e pesë agjencive të modelingut dhe ka pozuar për markat më të njohura në Brazil.

“Miqtë dhe familja na tregojnë se ne jemi dy luftëtare dhe shërbejmë si shembull për shumë nëna dhe fëmijë me nevoja të veçanta”, tha Rubia.

“Këshilla ime është të mos hiqni dorë kurrë. Vazhdoni të luftoni për ëndrrat tuaja, sepse asgjë nuk është e pamundur. Vetëm kini dëshirë, besoni dhe luftoni për t’i bërë ato të vërteta”, vijoi ajo.

Megjithatë, nëna e saj thotë se pjesa më e vështirë është kur njerëzit publikojnë komente duke thënë se suksesi i Georgia-s është i lidhur me flokët e saj të bjondë dhe sytë blu.

“Georgia është një fëmijë shumë i sjellshëm dhe shumë i talentuar, përndryshe nuk do të kishte arritur aty ku është”, tha ajo.

Rubia dhe bashkëshorti i saj, Herman, jetonin në Boston për dy vjet e gjysmë para se ajo të mbetej shtatzënë me vajzën e tyre në vitin 2003.

Rubia dhe Herman dëshironin ta çonin vajzën e tyre në Brazil për të qenë afër familjes, kështu që në korrik të vitit 2003, kur ajo ishte shtatzënë pesë muajshe, ata u kthyen në vendlindje.

Duke u rritur, Georgia-s i duhej të ndryshonte shumë herë shkollat dhe e pati të vështirë të dilte dhe të gjente miq, veçanërisht sepse vajzat në moshën e saj nuk kishin “durim” për vonesën e saj të zhvillimit.

Por në qershor të vitit 2016, Rubia vendosi të postojë një fotografi të vajzës për të frymëzuar fëmijët e tjerë me sindromën Down. Fotografia mori më shumë se 1.000 pëlqime dhe Georgia-n tani e njohin të gjithë, madje dhe ne.

Share With:
Translate »
1258 Views