Histori suksesi në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, foshnja 800 gram fiton betjën e jetës

Ministrja e Shëndetësisë nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook tregon një histori suksesi të maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.
Një bebe i lindur në javën e 27 ose siç njihet në gjuhen mjekësore, në stad të thellë prematur, që peshonte vetëm 800 gram, falë punës së mjekëve, sapo ka kaluar rrezikun për jetën dhe gëzon shëndet të plotë. “Bravo ekipit të mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të Neonatologjisë për punën e shkëlqyer. Kjo klinike konkurron me klinikat më të mira të rajonit”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Një lajm i mirë nga materniteti Mbretëresha Geraldinë në Tiranë👶👏🏼 ekipit të mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të Neonatologjisë për punën e shkëlqyer👉🏼konkurojnë me klinikat më të mira të rajonit👍🏼#FëmijëtTëParët 🤗🤗

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, February 3, 2018

Share With:



86 Views