Historia e 13-vjeçares, pas shkollës lyp për bukën e gojës

Ndryshe shumica e bashkëmoshatareve të saj që fill pas shkollës kthehet në shtëpi për të ngrëne drekën, Kristinës i duhet që ta sigurojë vetë atë më parë.

Ajo është vetëm 13-vjeç, babain nuk e ka, ndërsa e ëma është e sëmurë. Pasi mbyll librat në përfundim të mësimit del në rrugët dhe qendrën e qytetit të Korçës për të lypur.

“Kemi dalë për bukë! Duam të bëjmë lekë që të blejmë bukë se nuk kemi bukë në shtëpi! Jam në klasë të pestë. Na kanë hequr byrekun dhe pican që hanim në shkollë. Unë bëj nga 5 mijë, nga 10 mijë në ditë, po duhet të paguajmë edhe dritat. Vij nga shkolla, lë çantën dhe dal lyp pastaj. I paguaj rregullisht dritat”, thotë Kristina, që shoqërohet nga dy fëmijë të tjerë.

Fiks Fare

Historia e Kristinës 13 vjeçe, që çdo ditë pas shkollës lyp për bukën e gojës.

Posted by Fiks Fare on Thursday, March 1, 2018

Por, dy të tjerët i merr një e rritur, që nuk e pëlqeu faktin që fëmijët po pyeteshin dhe po filmoheshin nga Fiks Fare. Por, Kristina jo. Kamera e Fiksit ishte në banesën e saj, thuajse të rrënuar, ku mungojnë orenditë dhe nuk ka asnjë mjet ngrohës.

“Ngrohemi me kuvertat”, thotë Kristina.

E ëma e Kristinës hap frigoriferin, por në të janë vetëm dy kokrra vezë dhe asgjë tjetër.

“Më vjen keq që e nxjerr Kristinës në rrugë për të lypur, por nuk kam me çfarë ta ushqej. Ata të asistencës me thonë që mos e nxjerr gocën në rrugë, por u them që nuk kam me se ta ushqej. Më jepni ju, u them”, thotë e ëma e Kristinës.

Share With:



233 Views