Historia e trishtë e Arjeta Musliut, ja çfarë bën pas humbjes së djalit

Para mëse një viti ka humbur djalin nga përdorimi i substancave na rkotike. Arjeta Musliu nga Ferizaj ka hapur një qendër këshilluese për personat e varur nga droga në Ferizaj. Thotë se një e tillë i ka munguar asaj dhe të birit gjatë përpjekjeve për të lënë drogën.

E humbi djalin pas varësisë së tij nga droga. Përpjekja  4-vjecare e Arjeta Muslitu bashkë me djalin e saj për të luftuar këtë varësi nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Megjithatë gjatë kësaj lufte ajo hasi në vështirësi të shumta, përfshirë edhe mungesën e një këshillimoreje për personat e varur nga droga dhe familjarët e tyre të cilët e kanë mëse të nevojshme këshillimin gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë djali i kishte lënë një amanet. Humbja e djalit për të u kthye në një forcë dhe vullnet për ta dërguar amanetin e tij në vend. Musliu pas një viti përpjekjesh ka hapur qendrën këshilluese për personat e varur nga droga.

Qendra thotë se është e hapur për të gjithë, ndërsa shërbimet janë falas.

Është e lumtur me interesimin  dhe besimin e familjarëve dhe vetë personave të varur nga droga.

Megjithatë synimet e saj nuk mbarojnë këtu. Ajo shpreson që në periferi të Ferizajt të hapë një qendër rehabilituese për personat e varur nga droga.

Besohet se numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë varion 30-35 mijë. Aktualisht mosha më e re që abuzon me drogat është 16 vjec.

Share With:
Translate »
724 Views