Historia që tronditi publikun, babai i 2 vajzave që jetojnë në jetimore merr një lajm të bukur

Historia e Gëzimit dhe e dy vajzave të tij që jetojnë në jetimore, dy javë më parë në “Dua të të bëj të lumtur” ka tronditur mbarë opinionin publik. Për shkak të kushteve të mjerueshme të jetesës, Gëzimi nga Vlora u braktis nga bashkëshortja dhe mbeti me dy nga 5 fëmijët e tij, por nuk mund t’i rriste me kushtet ekonomike që kishte, ndaj zgjodhi t’i çojë dy vajzat në jetimoren e Sarandës.

Një çift pastorësh, në “Dua të të bëj të lumtur”, kishin ftuar Gëzimin në program për t’i kërkuar kujdestari alternative për dy vajzat e tij, por ai e refuzoi këtë kërkesë me pretendimin se ata kishin ndikuar në distancën që të bijat kishin filluar të shfaqnin ndaj të atit të tyre biologjik.

Një nga personat që reagoi lidhur me këtë situatë ishte edhe Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja. Ai ishte ndër të parët që i doli në krah babait të 5 fëmijëve. Sot, nga profili i tij zyrtar Imami ka zbuluar se, më në fund, Gëzimit i ndodhi diçka që e bëri të lumtur. Një person i cili nuk ka dashur të njihet publikisht, i ka dhënë ndihmë Gëzimit duke e punësuar si punonjës mirëmbajtës hidraulik elektrik me një rrogë mujore prej 40 mijë lekë.

Share With:



171 Views