Historia rrënqethëse e nënës që po rrit e vetme 5 fëmijët

Kjo është një histori rrënqethëse që do prekë zemrat e të gjithëve. Bëhet fjalë për Sine Koldashin, nga Laknasi i Tiranës, që po rrit e vetme 5 fëmijët e saj prej dy vitesh.

37-vjeçarja është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin në burg me akuzën e dhunës në familje.

Kalvari i dhimbjes filloi më dhjetor të vitit 2017, kur bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe goditi gruan 5 muajshe shtatzënë.

Gjatë goditjes gruaja ra nga kati i dytë i banesës duke humbur menjëherë fëmijën.

Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij.

Sot, Sine Koldashi rrit e vetme 5 fëmijë në kushte tepër të vështira.

Shpesh i duhet të punojë për të siguruar ushqim dhe në këto raste nëna e lidh në djep fëmijën 3 vjeçar duke e lënë vetëm në shtëpi.

“Nuk e marr dot me vete në punë dhe kam frikë ta lë të lirë vetëm nëpër shtëpi, ndaj detyrohem ta vendos në djep” – thotë 37 vjeçarja.

Fëmija qëndron në djep për orë të tëra, derisa kthehen nga shkolla fëmijët e tjerë të familjes.

Ndonëse shpesh të paushqyer, fëmijët janë me rezultate të shkëlqyera në mësime.

Rastin e kësaj nëne nga Laknasi i Tiranës, do ta ndiqni të premten në “BOOM”

Telefononi në numrin e emisionit për të dhënë ndihmën tuaj: 069 60 00 002

Një histori rrënqethëse në Shqipërinë e vitit 2019! 37 vjeçarja Sine Koldashi, nënë e 5 fëmijëve (të moshave nga 13 deri në 3 vjeç), prej 2 vitesh është e detyruar të kujdeset e vetme për fëmijët, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin me burg për dhunë në familje.Në dhjetor të vitit 2017, bashkëshorti i Sine Koldashit kthehet në shtëpi në gjendje të dehur dhe godet gruan 5 muajshe shtatzënë. Gjatë goditjes gruaja bie nga kati i dytë i banesës duke humbur menjëherë fëmijën.Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij. Sot, Sine Koldashi rrit e vetme 5 fëmijë në kushte tepër të vështira.Shpesh i duhet të punojë për të siguruar ushqim dhe në këto raste nëna e lidh në djep fëmijën 3 vjeçar duke e lënë vetëm në shtëpi. "Nuk e marr dot me vete në punë dhe kam frikë ta lë të lirë vetëm nëpër shtëpi, ndaj detyrohem ta vendos në djep" – thotë 37 vjeçarja.Fëmija qëndron në djep për orë të tëra, derisa kthehen nga shkolla fëmijët e tjerë të familjes.Ndonëse shpesh të paushqyer, fëmijët janë me rezultate të shkëlqyera në mësime.Rastin e kësaj nëne nga Laknasi i Tiranës, do ta ndiqni të premten në "BOOM"Telefononi në numrin e emisionit për të dhënë ndihmën tuaj! 0696000002SHPËRNDAJE! #boom #oranews

Posted by Emisioni "BOOM" – Ora News on Wednesday, January 16, 2019

Share With:
Translate »
919 Views