Hoqi gjoksin dhe identifikohet si mashkull, gjykata i heq kujdestarinë e fëmijëve

Një gjykatë në rusi ka vendosur se një grua, e cila zgjodhi të hiqte gjoksin, nuk mund të ketë kujdestarinë e fëmijëve pasi e ajo e identifikon veten si mashkull.

Çështja e tejzgjatur e Yulia Savionovskikh prek dy djemtë të paaftë mendërisht, të cilët u hoqën nga kujdestaria e saj në muajn gusht të vitit të kaluar.

Savionovskikh apeloi kundër vendimit, por tani gjykata në Yekaterinburg në rajonin Urals të Rusisë, deklaroi se ata duhet të qëndrojnë me shërbimet sociale.

Ajo këmbëngul që ajo është ende një grua dhe deklaroi se iu nënshtrua operacionit për arsye shëndetësore.

Por, para operacionit ajo ka shkruar në një blog transeksual, teksa në gjyq ka këmbëngulur se ishte vetëm një prozë dhe një mënyrë për të që të përgatiste psikologjikisht veten për operacionin.

Vendimi, i cituar nga avokati i të drejtave të njeriut Pavel Chikov, tha: “Vetëidentifikimi i Yu. V. Savinovskik si një mashkull dhe martesa e saj me një burrë, përpjekja e saj për të përmbushur një rol mashkullor në shoqëri, në thelb është në kundërshtim me parimet e ligjit familjar të vendit tonë dhe traditat dhe mentalitetin e shoqërisë sonë”.

Avokati i saj Alexei Bushmakov deklaroi se sërish do të apelojnë dhe se është i përgatitur ta dërguar rastin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nëse është e nevojshme.

Share With:



96 Views