Hueyda El Saied zbulon talentin e fshehur të të birit dhe ne u shkrimë së qeshuri bashkë me të

Hueyda El Saied ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me djalin e saj, Gabriel. Me ndjekësit e saj në rrjete sociale ajo ndan momente të ndryshme nga përditshmëria dhe pothuajse kudo shfaqet bashkë me vogëlushin. Madje Gabrieli zë pjesën më të madhe të postimeve të Hueydës dhe tashmë ai ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Së fundmi ‘showgirli’ shqiptar ka publikuar në ‘Instagram’ një video të djalit të saj, i cili duket ka filluar të zbulojë pasionet e tij. Në videon e postuar shihet se Hueyda dhe Gabriel ndodhen bashkë në një koncert duke dëgjuar muzikë ‘rock’. Siç duket Gabrieli e ndjen shumë muzikën dhe lëviz duart dhe kokën si një yll ‘rock-u’. Kjo gjë i ka pëlqyer shumë Hueydës dhe bashkëngjitur videos ka shkruar: “Po qesh me lot se nuk e paskam ditur që im bir është një ‘rocker’ i lindur”. Në fakt nuk do të ishte aspak çudi nëse në të ardhmen Gabrieli do të ishte muzikant, duke qenë se Hueyda më parë edhe ka kënduar.

 

Share With:
Translate »
515 Views