Humbi jetën gjatë operacionit në gju, vëllai i këngëtares: Drejtësia, ende pa përgjigje

Vëllai i këngëtares 16-vjeçare Blerta Pepa, e cila humbi jeten dy vite më parë gjatë një operacioni në gju në spitalin “Continental”, është shprehur së fundmi se drejtësia ende nuk ka dhënë një përgjigje.“A mjerë ne, që do ta jetojmë gjithmonë këtë fatkeqësi”-ka shkruar i pikëlluar Ermal Pepa në rrjetin social “Instagram”.

Në vitin 2017, familjarët e adoleshentes e hodhën në gjyq spitalin privat për mjekim të pakujdesshëm. Por asokohe spitali pretendoi se vdekja e pacientes kishte ndodhur si pasojë e një komplikacioni të rrallë. E si ç’duket, çështja gjyqësore ende nuk ka marrë fund.

Blerta është e njohur për publikun pasi ka qenë konkurrente e edicionit “Gjeniu i Vogël” në vitin 2014. Ndërsa një vit më parë dy vëllezërit e saj, Ermal dhe Roland Pepa i dedikuan motrës së tyre të vogël këngën “Si ta pranoj”.

Share With:
Translate »
462 Views