Humbi jetën në krye të detyrës, Olta Xhaçka shoqëron në shkollë djemtë e major Tanushit

Dy djemtë e majorit Klodian Tanushi, Serxhio dhe Klesioni, u shoqëruan sot për ditën e parë të shkollës nga nëna dhe dy gjyshërit, ndërsa mungonte i ati që u nda nga jeta më 10 maj në krye të detyrës.

Postimin për rikthimin në shkollë të djemve Tanushi e bëri ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila shkruan:

“Vërtetë e emocionuar që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni.

Trishtim që majori nuk ishte me ne sot, por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij. Familja e madhe e FA i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e efektivëve të FA. Jeni krenari!”.

 

Share With:



75 Views