Humbi të birin 3-vjeç nga sëmundja e rëndë, këngëtari i famshëm dhuron organet e tij

Këngëtari amerikan, Granger Smith, së bashku me bashkëshorten e tij, kanë vendosur të dhurojnë organet e djalit 3-vjeçar, i cili humbi tragjikisht jetën. Me anë të një postimi në instagram, nëna e të voglit, Amber Smith, njoftoi se ka marrë vendimin më të vështirë të jetës por edhe më të duhurin.

 

“Ka mbi 100.000 njerëz që presin për transplant. Rreth 20 prej tyre humbin jetën çdo ditë. Ndaj mendova, përse organet të treten në tokë, kur mund të shpëtojmë njerëz të tjerë?

Asnjëherë në një milion vjet, nuk mendova se do të merrja këtë vendim për fëmijën tim, por ky ishte i duhuri. Si mund ta var rosim foshnjën tonë të ëmbël dhe të mos përpiqemi të ndihmojmë të tjerët?”, u shpreh ajo.

Pak ditë më parë ata morën lajmin, se organet e djalit 3-vjeçar që u dhuruan, kanë shpëtuar jetën e një 49-vjeçareje dhe një 53-vjeçari.

Share With:
Translate »
1128 Views