Humbi vajzën 7 vjeç në aksidentin në Kamëz, flet i ati: “Vajza tjetër nuk ngrihet dot në këmbë”

Një aksident tragjik në Kamëz me tetë gusht, i mori jetën një 29-vjeçari si dhe një vogëlusheje 7 vjeç, e cila po kalonte rrugën së bashku me të ëmën dhe motrën. Babai i vogëlushes së ndjerë Ferid Ndreaj është shprehur se vajza dhe bashkëshortja që i mbijetuan aksidentit, nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Vajza e plagosur nuk ngrihet dot në këmbë. Ka dëmtime të trurit dhe kockave. Gruaja dhe vajza janë akoma të traumatizuara nga ngjarja. Nuk na ka ardhur asnjë psikolog për ndihmë,” tha Feridi.

Ndërsa mjekët për “Ballkanweb” tregojnë se gruaja nuk ka marrë dëmtime të rënda, ndërsa për vajzën ka përfunduar protokolli mjekësor.

Shoferja Rozina Koleci humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe përplasi një djalë të ri me biçikletë dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 29-vjeçari, Ramazan Isha,  drejtues  i biçikletës dhe një vajzë 7-vjeçare. Ndërkohë nëna Valbona Ndreu dhe vajza tjeter  u plagosën rëndë.

 

 

Share With:
Translate »
607 Views