I ati e humbi në tren kur ishte e vogël, vajza bashkohet me familjen 20 vjet më pas (video)

Yulia Gorina, 24 vjeçe i gjeti prindërit që kur kishte humbur në 1999-ën gjatë një udhëtimi me tren nga Minsk në Asipovichy në Bjellorusi. Të atin e kishte zënë për disa minuta gjumi dhe kur ishte zgjuar e bija nuk ishte më aty. Nga kujtimet e vajzës, ajo thotë se ndoqi një çift nëpër vagonë e derisa zbritën që mendoi se donin ta rrëmbenin. Policia e gjeti në Rusi 3 javë pas humbjes dhe pasi prindërit nuk po gjendeshin, kurse ajo vetë nuk ishte aq e rritur sa të tregonte nga vinte, u dha për birësim.

Familja e saj biologjike u akuzua për vrasje dhe zhdukje të vajzës dhe këto akuza e përndoqën deri në 2017-ën. Vënia para makinës së të vërtetës provoi pafajësinë e tyre.

Sot, 20 vjet më pas, Yulia i gjeti prindërit falë të fejuarit të saj. Me një kërkim rastësor të internet zbuloi se një vajzë kishte humbur dikur në Bjellorusi dhe 3 javë pas humbjes së saj një vajzë e së njëjtës moshë ishte gjetur në Rusi.

Ishte pikërisht i fejuari i saj që organizoi takimin, bënë ADN-në dhe i vërtetuan dyshimet e tij. I ati i kërkoi falje që 20 vjet më parë e kapiti gjumi për pak minuta dhe e humbi në tren. Tashmë hapën një faqe të re.

Share With:



69 Views