I biri e surprizon, Dashnor Diko shpërthen në lot

Ai është këngëtari më i famshëm i viteve ’90, ku mbahet mend për këngën që u kthye në hit “Banania”, por nuk është e vetmja.

Fjalën e kemi për Dashnorin Dikon. I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, krahas aftësive në kuzhinë, ai ka treguar dhe një anë të tijën tepër të ndjeshme.

Ka qenë djali i tij Bob që jeton jashtë Shqipërisë, ai që e ka surprizuar këngëtarin nëpërmjet një videomesazhi.

“Babi jam shumë krenar për ty, kam ëndërruar gjithmonë të jem sa gjysma jote. Ti je më i miri. Më mungon shumë, do doja të ishim bashkë, të bënim ato shakatë tona, të qeshnim të të përqafoja. Të dua shumë dhe më mungon”, – është shprehur djali i Dikos në fund të videomesazhit, çka bërë që i ati të shpërthente në lot.

“Kam qenë shumë i lidhur me Bobin!”, – u shpreh ai me lot në sy, duke u shprehur se fakti që e kishte larg të birin e kishte bërë tepër emocional.

Share With:
Translate »
845 Views