I iku të ëmës nga duart, makina përplas fëmijën 4-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pak më parë në bulevardin kryesor Vlorë-Skelë.

Një automjet i tipit Peugeot 207 ka goditur një fëmijë rreth moshës 4-vjeçare, i cili ishte duke luajtur në afërsi të rrugës me patina dhe i ka ikur mamasë nga duart.

Fëmija është shoqëruar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, që ka nisur edhe hetimet për aksidentin e ndodhur.

Share With:



198 Views