I la pa fjalë të gjithë me barkun e “vogël” gjatë shtatzënisë, modelja shfaqet në super formë një javë pas lindjes

Një modele e cila habiti të gjithë me barkun e saj të “vogël” gjatë shtatzënisë, ka treguar së fundmi peshën e jashtëzakonshme vetëm një javë pas lindjes.

24-vjeçarja Belle Lucia me origjinë nga Australia por që tani jeton në Londër, solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Ndërkohë së fundmi, ajo ka ndarë me fansat e saj në “Instagram” disa foto me bikini ku zbulon barkun e sheshtë pak ditë pas lindjes.

“Bravo, dukeni e mrekullueshme. Edhe unë kam kaluar një fazë të bukur si ti”, i shkruan një ndjekëse. “Duket sikur nuk ke qenë shtatzënë më parë, çfarë ke bërë që je në kaq super formë?”, i komenton një tjetër.

Share With:
Translate »
429 Views